Site icon Telegrafi

Bie në katin përdhese pas hapjes së ashensorit, policia interviston tre persona

Foto: Ilustrim

Një person nga Fushë Kosova, ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ju kishte hapur dera e ashensorit, mirëpo kabina nuk kishte ardhur dhe ai ka rënë në katin përdhese.

Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK, është liruar.

Në Stacionin Policor janë shoqëruar dy meshkuj kosovar (investitori i objektit dhe mirëmbajtësi i objektit) dhe një mashkull shtetas i huaj (nga kompania e ashensorëve).

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Telegrafi/

Exit mobile version