Një person ka vdekur pasi është rrëzuar dhe ka rënë në një kanal në ofiçinën e automekanikut në Kamenicë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë në QKUK.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.