Një aksident i rëndë ka ndodhur sot gjatë mesditës në aksin rrugor Vlorë-Kuç, ku shoferi 70-vjeçar humbi kontrollin e makinës dhe ra në humnerë.
Si pasojë e aksidentit ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, E. H., rreth 65 vjeçe, të cilët u transportuan në spital për ndihmë mjekësore.
Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Mësohet se dy personat që udhëtonin kanë marrë plagë të rënda dhe janë nisur drejt spitalit të Vlorës.
Të plagosurit janë ndihmuar nga kalimtarët dhe banorët e zonës. /Tch/Telegrafi/