Site icon Telegrafi

Bie në gropën me ujë në pallatin në ndërtim, ndërron jetë 60-vjeçari në Tiranë

Foto: Ilustrim

Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, pasi ka rënë aksidentalisht në një gropë me ujë në një pallat në ndërtim.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi H. Dalliu”, ku dyshohet se shtetasi ende i paidentifikuar ka rënë në një gropë të thellë me ujë, brenda ndërtesës ende të papërfunduar.

Për pasojë, ai ka humbur jetën, ndërsa ende nuk është identifikuar nga autoritetet.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për të sqaruar rrethanat e aksidentit, si dhe për të identifikuar viktimën. Materialet procedurale janë referuar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Tiranës. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Në rrugën “Haxhi H Dalliu” në një pallat ende të papërfunduar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç”, njofton policia e Tiranës. /euronews.al/

Exit mobile version