Site icon Telegrafi

Bie në gjumë, por në shtëpinë e gabuar

Mashkulli 26-vjeçar është arrestuar të dielën në mëngjes pasi që një fëmijë zgjoi prindërit e tij për t’u treguar se një burrë po flinte në krevatin e tij. Kur policët arritën, banorët po bërtitnin për ndihmë nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë.

Policët kanë thënë se rrobat e mashkullit, të cilat kundërmonin urinë dhe alkool, ishin hedhur në dysheme. Ata kanë thënë se mashkulli kishte pranuar se kishte pirë në një lokal, por kishte refuzuar se ishte në shtëpi të gabuar.

I dyshuari është liruar me kusht dhe i është përcaktuar gjykimi për 1 shtator të këtij viti.

Exit mobile version