Nafta e papërpunuar ra pasi problemet e tregut peshuan ndryshime të ndjeshme, ndërkohë që afati i afrohej një raundi të ri të tarifave amerikane për një tjetër 200 miliardë dollarë të mallrave kineze.
Aktualisht një fuçi nafte po tregtohet me 68.4 dollarë.
Një periudhë komentesh publike mbi tarifat e mundshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një tjetër 200 miliardë dollarë mallra kineze përfundon të enjten, me pritjet që presidenti amerikan Donald Trump do të vendosë taksat shtesë. Megjithatë, sanksionet amerikane kundër Iranit i pengonte çmimet të binin më tej, pasi që pritet të shtrëngojnë tregun pasi të jenë zbatuar nga nëntori, përcjell Telegrafi.
Në një raport të veçantë, të dhënat treguan se rezervat e naftës së papërpunuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë ndjeshëm, ndërsa rafineritë nxitën prodhimin mes konsumit të fortë. Sipas Institutit Amerikan të Naftës, brenda një jave inventarët e naftës së papërpunuar ranë me 1.17 milion fuçi në 404.5 milionë fuçi. /Telegrafi/