Telegrafi

Bie nafta

Situatë politike italiane është bashkuar me manifakturën e dobët në kinë dhe shanset e larta që shtetet e bashkuara të hyjnë në periudhën e shtrëngimit fiskal. Të gjithë elementët e mësipërm janë faktorë që reduktojnë masën e konsumit të naftës bruto.

Për pasojë nafta bruto Brent e Londrës për prillin ra 61 cent në 113.83 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për prillin ra 54 cent në 92.57 dollarë për fuçi. Në ditën e sotme trendin e naftës do të përcaktojë dhe raporti që do mbajë Ben Bernanke në kongres.

Nëse ai do të paralajmërojë tërheqje nga politika aktuale monetare nafta do të thellojë akoma më shumë humbjet. /Telegrafi/