Telegrafi

Bie meteori, tronditen turistët në Spanjë (Video)

Ky është momenti kur një meteor u përplas me tokën në pjesën jugore të Spanjës, ndërsa turistët mbetën të shokuar nga ajo që panë.

Turistët dhe banorët e Costa Del Sol e përshkruan topin e madh të shndritshëm si një tërmet.

Dëshmitarët thanë se toka u trondit dhe ngjante njësoj si një shpërthim, transmeton oranews.

Meteori ra në një zonë të pabanuar dhe fatmirësisht nuk shkaktoi viktima.