Telegrafi

Bie me kamion gjigant nga ura 9 metërshe, shoferi humb jetën – kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës në Bangkok

Kamerat e sigurisë në një autostradë në Bangkok të Tajlandës, kanë kapur momentin kur një kamion gjigant me rimorkio derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe tenton të kthehet mbi një urë, dhe nga presioni i madh rrokulliset dhe përfundon në mes të autostradës.

Në fakt bie nga 9 metra lartësi nga ura Thap Chang Mai në Bangkok, pavarësisht shenjave të komunikacionit që ndalonin kamionët e peshave të rënda të kalojnë sipër kësaj ure, transmeton Telegrafi.

Derisa po ngjitej mbi urë, shoferi humb kontrollin nga pesha e madhe kur tenton të kthehet, dhe rimorkioja me 18 rrota rrokulliset dhe së bashku me kamionin përfundojnë në rrugë.

Por, është interesant se si përplasja e kamionit nuk shkakton ndonjë aksident me vetura tjera që ishin në lëvizje, ndërsa shoferi 40-vjeç Vichak Dokkam që ishte brenda është shpallur i vdekur në spital. /Telegrafi/