Site icon Telegrafi

Bie intensiteti i coronavirusit në Spanjë, hapen arenat për ndeshjen e demave dhe klubet e natës

Vetëm një i vdekur nga coronavirusi është raportuar në Spanjë, megjithëse konsiderohet shteti i pestë më i goditur si pasojë e pandemisë.

Arenat e demave dhe klubet e natës që përbëjnë jetën e famshme të natës në Spanjë, janë bizneset që do të hapen sërish, pasi intensiteti i coronavirusit në Spanjë, po konsiderohet se ka rënë, transmeton Telegrafi.

Me këtë infeksion janë raportuar 164 të sëmurë, që janë më pak se 195 që u raportuan një ditë më herët.

Lexo po ashtu Shkon në mbi 400 mijë numri i viktimave nga coronavirusi në botë

Në përgjithësi, Spanja i ka 241,310 të sëmurë me coronavirus, duke u bërë kështu shteti i pestë më i goditur në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit, Rusisë dhe Britanisë së Madhe.

Javën e fundit janë shënuar 67 viktima, që e rrisin numrin e përgjithshëm në 27,135, ndërsa kryeministri Pedro Sanchez, ka thënë se është bërë një punë e mirë në uljen e lakores.

Të hënën, për herë të parë do të rihapen arenat e për ndeshjen e demave, ku mund lejohet të mbushen vetëm një e treta e ulëseve.

Si pjesë e fazës së tretë, do të hapen kafenetë, baret dhe klubet e natës, por vizitorëve iu ndalohet shfrytëzimi i pistës për vallëzim. Kjo hapësirë lejohet të mbushet me tavolina, që të përdoret si hapësirat tjera.

Megjithatë, masat emergjente në Spanjë mbesin në fuqi deri më 21 qershor, derisa regjioneve të ndryshme, iu lejohet që të marrin vendime të pavarura, varësisht nga situata. /Telegrafi/

Exit mobile version