Telegrafi

Bie Instagram, aplikacioni nuk funksionon, njerëzit ankohen se nuk mund të postojnë foto

Rrjeti social Instagram ka pasur probleme, sipas disa prej përdoruesve të tij.

Një numër i madh i njerëzve u ankuan se Instagram nuk i ka lejuar ata të postojnë foto, transmeton Telegrafi.

Problemet janë duke u parë në të gjithë botën, sipas uebfaqes Down Detector.

Probleme u raportuan edhe në Facebook, i cili zotëron Instagram-in.

Përdoruesit raportuan se ata nuk ishin në gjendje të hynin online në këtë rrjet social.

WhatsApp, që është pjesa tjetër kryesore e perandorisë së këtyre rrjeteve sociale nuk u prek nga ky problem.

Të tre aplikacionet mendohet se ndajnë pjesën më të madhe të së njëjtës infrastrukturë themelore, që do të thotë se problemet në njërën nga shërbimet, prekin të gjitha aplikacionet tjera. /Telegrafi/