Site icon Telegrafi

Bie inflacioni në Eurozonë

Inflacioni në Eurozonë ka shënuar rënie të madhe në muajin mars në 1.5 për qind, që është nën synimin e Bankës Qendrore Evropiane (ECB) prej më shumë se dy për qind, tregojnë të dhënat e publikuara të premten nga shërbimi evropian për statistika Eurostat.

Bëhet fjalë për rënien e madhe në raport me shkallën e inflacionit prej 2.0 për qind sa ishte në shkurt dhe për inflacionin e ulët prej 1.8 për qind sa kishin prognozuar analistët, të cilët ishin anketuar nga agjencia Faktset, transmeton AFP. /Telegrafi/

Exit mobile version