Telegrafi

Bie indeksi i bursës së Wall Street pas aprovimit të paketës financiare

Menjëherë pas miratimit të planit, indeksi i bursës në Wall Street ka shënuar rënie të ulët. Indeksi i bursës kryesore Dow Jones është ulur për 0,44 për qind, respektivisht për 48 pikë të indeksit në 10,839.

Ekspertët vlerësojnë se reagimet e tilla të matura kanë të bëjnë me pasigurinë e votimit të nesërm të planit të Dhomës përfaqësuese të Kongresit të SHBA-së, i cili paraprakisht e refuzoi verzionin e tij fillestar.

Nga ana tjetër, sipas ekspertëve, përmbajtje është rezultat edhe i faktit që plani nuk do t’i mënjanojë menjëherë problemet e sistemit financiar dhe anulimin e tregut kreditor, ku nuk janë shënuar ndryshime të dukshme sipas rezultatit pozitiv të votimit në Senat.