Site icon Telegrafi

Bie huadhënia në Eurozonë

Huat e reja në korporatat e Eurozonës janë ngadalësuar gjatë muajit të kaluar, ndërsa matësi i parasë në qarkullim ra papritmas, duke treguar se ekonomia e bllokut të valutës së përbashkët mund të humbasë vrull.

Të dhënat sjellin sfida për Bankën Qendrore Europiane, ndërkohë që përgatitet për të reduktuar programin e blerjes së obligacioneve këtë vit dhe rrisë normat e interesit vitin që vjen, gjë që është lajmëruar nga disa politikëbërës gjatë ditëve të fundit.

Pasi ka blerë më shumë se 2.5 trilionë euro borxh në 3 vitet e kaluara, BQE ka synuar të rrisë huadhënien, për të arritur objektivin e inflacionit. Megjithatë, huaja drejt kompanive jo financiare në Eurozonë, u rrit me vetëm 3.1% gjatë Shkurtit, duke u ngadalësuar nga niveli rekord i arritur në Janar.

Këto të dhëna vijnë pas sondazheve mbi ndjesinë e investitorëve, që treguan rezultate negative. Sipas analistëve të Societe Generale, shifrat nuk mund të devijojnë rrugëtimin e Bankës Qendrore Europiane, por nëse të dhënat vazhdojnë negative, pritshmëritë për tkurrjen monetare do të jenë më të pakta.

Rritja e huasë ka treguar performancën më të mirë që prej krizës financiare globale, por qëndron ende poshtë nivelit që ishte përpara vitit 2008.

Shumë banka kanë hasur vështirësi në ndreqjen e bilanceve të tyre, gjë që limiton huadhënien drejt ekonomisë reale.

Rritja e treguesit M3 mbi ofertën së parasë, që shihet si pararendës i aktivitetit ekonomik, u regjistrua në 4.2%, poshtë projeksioneve për një rritje me 4.6%. /Telegrafi/

Exit mobile version