Telegrafi

I bie gajdes gjatë lëshimit të shpejtë me litarin elastik (Video)

Roddy Garden është lëshuar me litarin elastik nga 60 metra lartësi në Perthshire të Skocisë, pa ndaluar së rëni gajdes.

Megjithëse binte me afro 100 kilometra në orë në drejtim të lumit, 49-vjeçari vazhdonte të luante në instrumentin frymor, në të cilin është shumë vështirë të interpretohet, transmeton Telegrafi.

“Është gjëja më skoceze që kam parë, e mrekullueshme dhe patriotike”, është një koment lidhur me rastin.

Gajdes ai i ka rënë edhe derisa po lëshohej në litarin e tendosur, ndërsa është i vendosur që të bëjë muzikë edhe nëpër aventura të tjera. /Telegrafi/

https://youtu.be/JNRqZqUd-yE