Kamerat e sigurisë në afërsi të një kafiteri në Podgoricë të Malit të Zi, ka kapur momentin kur fasada e një ndërtese bie dhe për pak centimetra nuk përfundon mbi kokën e dy fëmijëve që po luanin.
Ishin pikërisht shkallët ato që shpëtuan fëmijët, pasi duket se hezituan të ngjiten deri në fund, e në një moment në prezencë të prindërve dhe familjarëve bie me shpejtësi fasada, transmeton Telegrafi.
Mjaftuan vetëm pak centimetra të lëviznin para, që dy fëmijët ta pësonin keq e ndoshta edhe me jetë. Mediat malazeze deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë detaj lidhur me këtë ngjarje.
Por një gjë është e sigurt, që dy fëmijët që i shpëtuan më të keqes, lirisht mund të quhen njerëzit më me fat. Për më shumë shikoni videon e publikuar më poshtë. /Telegrafi/
https://twitter.com/ljubofil/status/1518835502081843203