Ndoshta shumë amerikanë kishin menduar seriozisht, kur kërcënonin se do të shpërngulen në Kanada nëse kandidati republikan fiton zgjedhjet presidenciale për të parin e Shtëpisë së Bardhë.
Pasi që ueb-faqja kryesore e emigracionit të Kanadasë ka rënë gjatë të martës mbrëma, në momentin që Trump filloi të kryesoj në numërimin e votave në shtetet më të mëdha, transmeton Telegrafi.
Disa përdorues në Shteteve e Bashkuara, Kanada dhe Azi kanë hasur në probleme në momentin që kanë tentuar të hapin ueb-faqen www.cic.gc.ca. /Telegrafi/