Telegrafi

Bie Facebook Messenger, shumë përdorues nuk mund të qasen në të

Mijëra përdorues të mediave sociale po përjetojnë probleme serioze të rrjetit në Facebook Messenger.

Problemi u identifikua sot në mbrëmje, e kryesisht në qendër të Evropës u identifikua rreth orës 22:00, sipas faqes në internet Detector Down, transmeton Telegrafi.

Shumë përdorues janë përballur me një ekran të zbrazët në vendin e mesazheve dhe po përjetojnë probleme me dërgimin dhe pranimin e tyre.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar që aplikacioni po përjeton probleme dhe akoma nuk dihet nëse po prek aplikacione të lidhura përfshirë WhatsApp. /Telegrafi/