Telegrafi

Bie euroja, forcohet dollari

Në tregun financiar evropian një euro është shkëmbyer me 1.352 dollarë krahasuar me 1.356 dollarë që shkëmbehej në mbyllje të bursës amerikane të hënën.
Rënia e euros lidhet me spekulimet se Bashkimi Evropian do të japë fonde ndihme për ekonominë greke, raporton REL.
Kryeministri grek Papandreu ka përsëritur se vendi i tij përballet me falimentimin në rast se nuk do të ketë ndonjë ndihmë konkrete financiare.