Site icon Telegrafi

Bie me dy skuadra nga kategoria për një ditë

Të biesh nga kategoria është një fatkeqësi në aspektin sportiv për çdo klub e natyrisht dhe për çdo futbollist, por ka edhe më keq, si për shembull të biesh nga kategoria me dy klube brenda një dite.

Një gjë e tillë i ka ndodhur mbrojtësit të ri Lewis Kinsella, i cili është lojtar i Aston Villas, ku do të kthehet në fund të sezonit, por për momentin është i huazuar te Kiderminster, në Konferencën angleze (divizioni i pestë).

Të shtunën Aston Villa ra zyrtarisht nga Liga Premier, por edhe Kidderminster me Kinsellan në fushë ra nga Konferenca.

“Dy rënie nga kategoria në një ditë”, shkruante në Twitter pas ndeshjes Kinsella, i cili gjithsesi e ka marrë me humor.

Exit mobile version