Telegrafi

Bie dukshëm numri i rasteve ditore nga coronavirusi në SHBA

SHBA-ja regjistroi 52 mijë raste të reja të hënën dhe 985 viktima, bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, deri më tani, kontinenti ka regjistruar 27.6 milionë raste si dhe 486 mijë viktima si pasojë e COVID-19.

Numri i rasteve ditore si duket ka rënë dukshëm në SHBA kohëve të fundit, duke marrë parasysh që shifra rekorde me 308 mijë rastesh ishte regjistruar më 8 janar të këtij viti.

Bazuar në të dhënat e Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), të paktën 70 milionë doza të vaksinave janë shpërndarë përreth vendit, dhe të paktën 52 milionë doza të vaksinave janë administruar. /Telegrafi/