Site icon Telegrafi

Bie dritarja nga kati i shtatë i një ndërtese, përfundon mbi kokën e dy pensionistëve kinezë – shpëtojnë mrekullisht (Video, +18)

Dy pensionistë në Hong Kong kanë mashtruar vdekjen, pasi një dritare që ra nga kati i shtatë i një ndërtese përfundoi mbi kokat e tyre – megjithatë shpëtuan pa lëndime serioze.

Siu, 65-vjeç dhe Kwan, 69, po bënin “shoping”, kur në një moment një dritare ra nga një ndërtesë dhe njërin prej tyre e goditi në kokë – ku nga presioni i madh e përplasi menjëherë për tokë, transmeton Telegrafi.

E lidhur me këtë incident, policia ka arrestuar një grua që besohet të jetë pronarja e banesës nga e cila ra dritarja që përfundoi mbi kokën e pensionistit.

Hiq më lehtë nuk ka shpëtuar edhe pensionisti tjetër të cilin e goditën në fytyrë copëzat e xhamit të thyer në kokën e mikut të tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kowloon të Hong Kongut, kurse dritarja mbi një metër e gjerë kishte rënë me shpejtësi të madhe nga kati i shtatë.

Siç raportojnë mediat kineze, 27-vjeçarja Han kishte hapur dritaren për t’i shkundur disa rroba, dhe në një moment dritarja ishte shkëputur nga mbajtëset dhe kishte rënë poshtë.

Exit mobile version