Telegrafi

Bie dritarja nga kati i pestë dhe godet në kokë gruan dhe foshnjën në karrocë, kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës (Video, +18)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një moment rrëqethës, kur një dritare bie nga kati i pestë i një ndërtese dhe godet në kokë një nënë dhe foshnjën e saj në karrocë.

Gruaja shihet duke qëndruar në trotuar së bashku me vogëlushin e saj në karrocë. Dhe nga askund shfaq një dritare që i bie më shpejtësi të madhe mbi kokë, duke e goditur në kokë dhe nokautuar në tokë, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur afër një autostrade në Moskë të Rusisë, ndërkaq pas goditjes arrin të ngritët në këmbë pas disa sekondave, dhe aty e kupton se foshnja ka shpëtuar pa kurrfarë lëndimi trupor.

Foshnja raportohet t’i ketë shpëtuar më të keqes për shkak të kornizës së karrocës e cila e mbrojti nga përplasja e dritares, edhe pse në shikim të parë dukej se është ajo ka pësuar lëndime. /Telegrafi/