Donte me shumë mundësi të bënte një ‘selfie’ nga ballkoni i shtëpisë, duke filmuar panoramën e Panamasë, kur, për shkak të erës, ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga 27 kate.
Viktimë ka qenë një vajzë portugeze. Incidenti, i filmuar në një video me celular, ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale, ka ndodhur në lagjen rezidenciale të Cangrejos.
Tragjedia është konfirmuar edhe nga shërbimet e sigurisë panameze, të cilët kanë bërë një “tëeet” me një mesazh elokuent: “Mos rrezikoni jetën për një ‘selfie’. Është më e rëndësishme të humbësh një minutë në jetë, se sa jetën tënde në një minutë”.
Një mik i portugezes, shkroi: “Kjo grua ishte një mikesha ime, një nënë e dy fëmijëve, emri i saj ishte Sandra, ajo ishte mësuese dhe ajo ishte në Panama për punë”. Një studim i kohëve të fundit nga Instituti Shkencave Mjekësore në Nju Delhi, zbuloi se 259 njerëz vdiqën duke u përpjekur të bënin një ‘selfie’ midis tetorit 2011 dhe nëntorit 2017, përcjell Shqip.
Rezultatet u botuan në “Journal of Family Medicine” dhe “Care Primary”. Studimi pohoi se mbi 72% e të vdekurve ishin burra dhe se rënia ishte shkaku më i zakonshëm i vdekjes gjatë një përpjekjeje për të bërë ‘selfie’.
https://www.youtube.com/watch?v=qOgYPP9BnRo