Telegrafi

Bie delikuenca tek të rinjtë (Video)

Delikuenca apo dhuna mes të miturve është dukuri shqetësuese që megjithatë ka shënuar rënie në vitin e fundit. Të paktën nga raportimet e rasteve në Polici vërtetohet një gjë e tillë.

Raportimi i rasteve të dhunës në dhe afër shkollave, në krahasim me periudhën janar-shtator të vitit 2015 ku ka pasur gjithsej 480 raste, në vitin 2016 në periudhën e njëjtë ka rënë në për 127 raste (353 raste të raportuara në Polici).

Mentor Cakolli, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ka thënë se kjo ndodh kjo falë raportimit të qytetarëve.

“Kosova, në krahasim me shtete e rajonit, qëndron më mirë sa i përket delikuencës së të miturve”, ka thënë ai. /GazetaTribuna/