Nafta e papërpunuar aktualisht është duke u tregtuar qëndrueshëm, pas çrregullimeve të furnizimit nga portet e naftës libiane.
Aktualisht nafta e papërpunuar është duke u tregtuar në 69.5 dollarë për fuçi.
Javën e kaluar ndërprerjet e furnizimit në Libi dhe aksionet e grevës në Norvegji dhe në Irak i ngritën çmimet e naftës në nivele më të larta. Ndërkohë, tregtarët do të përcjellin takimin ndërmjet Trumpit dhe Putinit në lidhje me tregun e naftës ose politikën e energjisë, përcjell Telegrafi.
Sipas kompanisë “Baker Hughes”, numri i puseve të naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte i pandryshuar pasi ritmi i rritjes u ngadalësua mes një rënie të çmimeve të naftës së papërpunuar. /Telegrafi/