Site icon Telegrafi

Bie çmimi i naftës në Shqipëri

Rënia e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë sesionit të së mërkurës është reflektuar edhe në tregun e naftës me shumicë në Shqipëri.

Gjatë sesionit të sotëm, nafta me shumicë shitet me 130.07 lekë për litër, në rënie me 0.83% në krahasim me sesionin e kaluar.

Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme. Luhatjet në çmimin e shumicës vijnë, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore, shkruan ScanTv.

Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta del nga dy portet e vendit, atë të Durrësit dhe atë të Vlorës, ku përfshihen edhe të gjitha kostot që janë të detyruara me ligj, përfshirë barrën shtetërore, e cila sot fiksohet në rreth 89.9 lekë për litër. /Telegrafi/

Exit mobile version