Nafta vazhdoi të tregtohej ndjeshëm më ulët gjatë tregtimit aziatik në 66.22 dollarë për fuçi duke qenë në pikën më të ulët brenda dy muajve.
Kjo vijon shitjen e së premtes së kaluar, e cila ra rreth 4 për qind, pasi investitorët u përqendruan në rritjen e prodhimit të naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe deklaratat nga vendet e OPEC-ut si Arabia Saudite dhe Rusia, të cilat sugjeruan se organizata është e gatshme të rrisë furnizimin në takimin e saj në qershor.
Tregtarët janë të frikësuar se marrëveshja e shkurtuar e prodhimit midis OPEC dhe anëtarëve të tjerë të saj që do të përfundonte në fund të vitit, shkruan Telegrafi.
Duke pasur presion shtesë mbi naftë e papërpunuar, kompania Baker Hughes publikoi shifra që tregojnë se numri i kazanëve të naftës që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rritën me 15 në 859 në total, niveli më i lartë që prej 13 marsit 2015 dhe rritja më e madhe e një jave në tre muaj e gjysmë, duke treguar shenja të një zgjerimi në prodhimin amerikan. /Telegrafi/