Site icon Telegrafi

Bie çmimi i naftës në bursë, reflektohet lehtë në Shqipëri

Vendimi i OPEC+ për të hequr gradualisht kufizimet për prodhimin e naftës përgjatë 12 muajve, duke rritur kështu ofertën, kanë bërë që çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare të bien.

74 dollarë është vlera e tregtimit të një fuçie në tregjet ndërkombëtare nga 82 dollarë që ishte në fund të muajit maj, duke shënuar kështu vlerën më të ulët që prej fundit të vitit të kaluar.

Teksa kufizimet do të hiqen që nga tetori 2024, çmimet e naftës në bursa janë reflektuar jo vetëm në tregun ndërkombëtar por vërehen edhe në tregun shqiptar

Sipas të dhënave nga drejtoria e përgjithshme e doganave, një ditë më parë nafta është blerë me 719 $/Ton nga 721 dollarë/ton që ishte pas takimit të OPEC+ fundjavën që kaloi.

Aktualisht në Shqipëri, një litër naftë po tregtohet me 184 lekë [1.8 euro], benzina me 183 lekë, ndërsa gazi me 59 lekë litri.

“Shtrenjtë janë shumë nuk ndërhyn njeri t’i rregullojë gjithmonë i paguajmë më shumë se të tjerët,” shprehen drejtuesit e mjeteve.

Stoqet e larta të naftës por dhe ndikimet e tregut nga presionet e luftërave pritet që të mbajnë të kufizuar kërkesën globale. /Telegrafi/

Exit mobile version