Nafta ra në 65 dollarë një fuçi të premten pasi kërcënimi i luftës në Lindjen e Mesme u zvogëlua.
“Përshkallëzimi i menjëhershëm është shmangur”, tha Olivier Jakob, analist i naftës në Petromatrix. “Ka pasur një zhvlerësim, por kthimi i rrezikut është akoma atje, prandaj duhet një kujdes shtesë për këtë”, transmeton Telegrafi.
“Tensionet midis SHBA-së dhe Iranit duket se janë lehtësuar po thuajse aq shpejt sa ato u përshkallëzuan”, tha Craig Erlam, një analist në Oanda.
Me uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme tani për tani, investitorët janë përqëndruar në zona larg konfliktit.
Standardi ndërkombëtar i papërpunuar i naftës ra 4% në 65.54 dollarë për fuçi, një përmbysje e dukshme pasi në fillim u ngjit më shumë se 4% menjëherë pas lajmeve për sulmin në Iran.
Rritja fillestare në përgjigje të lajmeve të sulmit e dërgoi çmimin e naftës deri në 71,75 $ për fuçi – më e larta që nga shtatori. /Telegrafi/