Telegrafi

Bie çmimi i naftës

Çmimi i naftës së lehtë amerikane për dërgesat e dhjetorit të mërkurën në bursën e Nju Jorkut ka rënë për 2,58 dollarë në 69,67 dollarë për barel, ndërsa në një moment ai ishte tregtuar edhe me çmim për vetëm 68,90 dollarë për barel.

Brendi evropian i naftës në bursën ndërkombëtare në Londër njëkohësisht është liruar për 2,28 dollarë, në 67,44 dollarë për barel.

Në lirimin e naftës, gjithashtu, ka ndikuar edhe pritjet se raporti javor i shërbimit të statistikave të Ministrisë amerikane të Energjetikës, e cila pritet të publikohet vonë pasdite, do të tregojë rritje të rezervave të naftës dhe benzinës në SHBA, në javën e kaluar.