Telegrafi

Bie çmimi i naftës për fuçi

Ndikim negativ dhanë edhe të dhënat e dobëta të ekonomisë së parë të botës të cilat sugjerojnë se importuesi dhe konsumatori i parë në botë i naftës mund të rezultojë me reduktim të konsumit të energjisë.

Nafta parashikohet të fillojë në këto dy sesionet e fundit të javës trendin rënës së vlerës pasi besohet se takimin i javës së ardhshme të kartelit të arit të zi do përfundojë me një vendim për të rritur kuotat e prodhimit. Nafta bruto Brent e Londrës për korrikun ra 68 cent në 113.85 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për korrikun ra 89 cent në 99.41 dollarë për fuçi. /Telegrafi/