Telegrafi

Bie çmimi i naftës

Ndikim reduktues në vlerën e naftës po jep edhe qetësimi i situatës në rajonin e Lindjes së Mesme. Nafta bruto Brent e Londrës për prillin ra me 2.4 për qind në 111.16 dollarë për fuçi, dhe kjo është vlera më e ulët që nga 25 shkurti.

Ndërkohë nafta bruto amerikane për prillin ra me 1.58 dollarë në 99.58 dollarë për fuçi. Në tregjet energjetike situata që imponon Japonia i bën ato të mendojnë se në terma afat shkurtër do të ketë reduktim të kërkesës nga konsumatori i tretë në botë për pasojë të dëmtimit të infrastrukturës.

Por ndërkohë nevojat për rindërtimin e vendit do të rrisin konsumin e naftës. Në mbështetje të një çmimi të lartë për naftën e Londrës është edhe pritshmëria për të zëvendësuar 9.7 giga vat të kapacitetit nuklear në prodhimin e energjisë elektrike. Ndërkohë vlera e gazit natyror të shteteve të bashkuara u rrit me pothuajse 1 për qind. /Telegrafi/