Telegrafi

Bie çmimi i naftës

Nafta bruto amerikane për marsin ra 24 cent në 87.24 dollarë për fuçi. Ndërkohë nafta bruto Brent e Londrës ra 8 cent në 99.17 dollarë për fuçi. Trazirat në Egjipt nuk kanë prekur punën në kanalin e Suezit që përfaqëson 3 për qind të furnizimit botëror të naftës në ditë.

Shumë analistë thonë se nafta mund të shitej deri në 200 dollarë për fuçi nëse trazirat në Egjipt do të ndikonin edhe në punën e Kanalit të Suezit. /Telegrafi/