Telegrafi

Bie çmimi i naftës

Nafta në bursën e New Yorkut u tregtua me 86.70 dollarë amerikanë për fuçi. Vetëm gjatë javës, çmimi i naftës u zvogëlua për 6.6 për qind. Çmimet filluan të bien si pasojë e shqetësimeve për ngadalësimin e zhvillimit të ekonomisë amerikane.

Po ashtu njoftohet se në tregun e New Yorkut gjatë kësaj jave ka patur një ulje të dukshme edhe të çmimit të arit.  /Telegrafi/