Telegrafi

Bie çmimi i Google Nexus 6

Amazon ka ulur çmimin e dy modeleve nga 100 dollarë, dhe kjo është e ngjashme me ofertën për telefonin para Krishtlindjeve, ndërsa tani çmimet vlejnë për versionet e zhbllokuara të telefonave.

Nexus 6 u lansua fillimisht në vitin 2014, dhe më pas u zëvendësua vitin e kaluar me Nexus 6P ri dhe Nexus 5x.

Nëse nuk ju kujtohet, pajisja vjen me një ekran me diagonalen prej 5.96 inç me rezolucion QHD prej 2560 x 1440 pikselëve dhe e njëjta është mundësuar nga procesori quad core Qualcomm Snapdragon 805.

Karakteristikat e tjera në pajisje përfshijnë edhe 3GB RAM dhe kamera të dyfishtë. Në pjesën e përparme të pajisjes ka një kamerë me 2MP dhe në anën e pasme ka një kamerë me 13MP. (Telegrafi)