Telegrafi

Bie çmimi i domateve në Maqedoni

Çmimi i blerjes së domateve në Tregun sot ra në pesë denarë për kilogram, reagojnë nga Shoqata Bujqësore nga rajoni i Strumicës. Ata thonë se një gajbë nga 10 kilogram domate blihet për 50-60 denarë, për të cilën nuk kanë llogari.

Sipas bujqve, zvogëlimi i çmimit ka të bëjë me cilësinë, kurse deri tani do të duhej të ishin shitur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëpër serra ka ende domate, kurse nuk ka interes për to. Çmimi i blerjes së domateve cilësore është 15 denarë për kilogram, kurse akuzat se kjo blihet për 5 denarë për kilogram kanë të bëjnë me domatet jo cilësore, të cilat nuk kanë vend në treg, por në kapacitetet e përpunimit”, thotë Koce Bozhinov.

Sipas tij, çmimi i blerjes prej 15 denarëve është e ulët, po për momentin atë e përcakton oferta dhe kërkesa. Ai shton se edhe pse zonat e mbjella me domate janë zvogëluar, përsëri çmimi bie.

Në vend se të kemi çmim më të lartë krahasuar me vitet tjera, kemi ulje prej 40%, pra ndodh e kundërta. Ashtu siç shkojnë punët mund të ndalohet kujdesia e domateve të hershme. Krahas kësaj, kemi vërejtje nga tregtarët tjerë se ka është përzier prodhimi me lloje të tjera, që nuk konvenon në tregun ku eksportohet, shton Bozhikov./Telegrafi/