Site icon Telegrafi

Bie çmimi i arit

Çmimet e arit ranë për 2.6 për qind, rezultati më i keq që nga fillimi i këtij viti.

Arsyeja për rënien janë komentet në FED. Rritja e normave të interesit mund të ndodhë më shpejt se sa ishte parashikuar.
“Rritja e ardhshme në normave të interesit mund të mos jetë larg”, tha anëtari i FED, James Bullard.

Shtyrja e monedhës së vetme nën nivelin e 1.1150 dollarë ka nxitur rritjen e çmimeve të arit për investitorët në eurozonë për mbi 1,090 euro për një ons.

Vlera e arit ka shënuar rritje dyshifrore prej 17 për qind, në sajë të “fluturimit” të investitorëve për shkak të investimeve të pasigurta në fillim të vitit. /Telegrafi/

Exit mobile version