Telegrafi

Bie breshër e shi i madh në Drenas e Ferizaj

Të reshura shiu e breshëri kanë përfshirë Komunën e Drenasit dhe të Ferizajt gjatë të premtes.

Shi e erëra në Ferizaj

Pas temperaturave të larta që mbretëruan gjatë ditës së sotme por edhe ditëve më parë, në orët e pasdites breshër i madh ka rënë në disa fshatra të Drenasit.

\
Në videot e siguruara nga Telegrafi, shihen kokrra të mëdha breshëri të cilat kanë rënë në Komoran dhe në Negovc.


Sipas pamjeve duket se kokrrat e breshërit që kanë rënë në Drenas kanë kanë qenë të mëdha, por që deri më tani nuk dihet ende nëse këto të reshura kanë shkaktuar dëme materiale apo në njerëz.

Shi e erëra në Ferizaj

Po ashtu, në Ferizaj raportohet të ketë pasur të reshura shiu, të cilat siç duket janë shoqëruar edhe me erëra të forta, pasi në disa fotografi që po qarkullojnë në rrjete sociale, shihet se era ka nxjerrë disa pemë rreth rrugës. /Telegrafi/

Breshër në Drenas