Telegrafi

Bie bora e parë në Shqipëri

Reshjet e para të borës këtë vit në Shqipëri filluan në Qafë Thore.

Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARrSh) përmes një postimi në “Facebook”, ku ndër të tjera shkruajnë “se kjo dëborë na fton në sezonin dimëror”.

Nga ARRSH po ashtu thonë se grupet e punës me mjetet bore-pastruese janë në terren për të mbajtur hapur dhe lehtësisht të kalueshëm këtë aks, por edhe për turistët alpinë që zgjedhin të vizitojnë këtë zonë turistike.

“Rruga në Qafë Thore është e hapur dhe qarkullimi në të kryhet pa probleme”, thuhet në postim. /Telegrafi/