Telegrafi

Bie bora e parë në Kosovë, zbardhen malet e Rugovës

Ndonëse kemi hyrë zyrtarisht në stinën e vjeshtës, temperaturat e ulëta që na kanë shoqëruar këto ditë kanë bërë që në disa vise kodrinore-malore të fillojnë edhe reshjet e borës.

Pas Bajgores, siç shihet në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale reshjet e borës kanë filluar edhe në Rugovë të Pejës.

Ndryshe, sot gjatë ditës pritet të ketë mot pjesërisht të vranët, derisa prej të premtes dhe përgjatë fundajës do të ketë kthjellime dhe pritet të jetë më ngrohtë. /Telegrafi/