Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka sqaruar se reduktimet e energjisë elektrike gjatë ditës së sotme nëpër Kosovë po ndodhin për shkak të rënies së bllokut B1 të njërit prej termocentraleve të KEK-ut.
Buzhala tha për Express se KEDS po bën maksimumin për vënien në funksionimin të bllokut B1, por kjo ndërprerje është më shumë në përgjegjësinë e KOSTIT.
“Po përgjithësisht me kërkesë të KOSTT-it ne po aplikojmë reduktime. Kjo po ndodhë sepse ka devijim nga prodhimi i planifikuar, pra një njësi e KEK-ut, ajo B1 ka rënë dhe për pasojë ne po pranojmë 250 MË/h me pak. KEDS/KESCO po bën maksimumin, por ju e dini se është përgjegjësi e KOSTT-it si rregullator i sistemit dhe eventualisht KEK-ut, të sigurojë energjinë e munguar kur ka devijim nga prodhimi i planifikuar”, ka thënë Buzhala.
Ky reduktim është vërejtur edhe në kryeqytet.