Telegrafi

Bie akulli nga ndërtesa në Dardani, lëndohen katër persona (Foto)

Nga rënia e një cope të akullit nga kati i dhjetë i ndërtesës, katër persona janë lënduar në një kafene në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar për Telegrafin se si pasojë e rënies se një cope akulli mbi një lokal në pjesën e njohur si “Santea” në Dardani, janë lënduar katër qytetarë.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës e ka marrë informatën në ora 15:12 për këtë rast dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes./Telegrafi/