Site icon Telegrafi

Bie aksidentalisht nga lartësia 52-vjeçari në Tiranë, humb jetën tragjikisht

Foto: Ilustrim

Një 53-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Tiranë, teksa po punonte në lartësi.

Policia bën me dije se shtetasi K. D. ka rënë nga lartësia në rrugën “Konferenca e Pezës”.

Informacion paraprak:

Më datë 09.02.2023, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version