Një i moshuar, banues në fshatin Dajç, ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht në lumin Buna.
Sipas policisë, rreth orës 15:30 është gjetur në bregun e lumit Buna trupi i pajetë i shtetasit me inicialet P.Gj., 77 vjeç.
I moshuari dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ujërat e lumit, kur po hidhte mbeturina, dhe është mbytur.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje./A2 CNN