Telegrafi

BIE akordoi 866 milionë euro për kompanitë evropiane të makinave

BIE, shtylla më e rëndësishme financiare e BE-së për ndarjen e huave afatgjate, nga dhjetori i kaluar u akordi prodhuesve evropianë të makinave dhe kamionëve 3,6 miliardë kredi.

Huatë më të reja të konfirmuara dje, janë pjesë e pakos më të gjerë kreditore prej shtatë miliardë eurove, të cilën banka me seli në Luksemburg do t’ia miratojë industrisë së makinave, me qëllim që të ndihmohet rikuperimi i ekonomive rajonale nga kriza globale financiare.

Kreditë e reja, të cilat do t’i propozohen këshillit të drejtorëve të BIE-së në maj dhe qershor, do t’u ndahen një numri të madh të shrytëzuesve, duke përfshirë edhe kompanitë për përpunimin e pjesëve të makinave.

Sektori evropian i makinave në të cilin punojnë rreth 12 milionë njerëz, i goditur rëndë nga kriza ekonomike, prodhoi 28 për qind më pak automjete në tremujorin e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë vjet.

Konform pakos së gjerë për rikuperimin ekonomik të publikuar në dhjetor, BIE i rriti debitë e përgjithshme deri në 15 miliardë euro për vitin 2009 dhe 2010 në krahasim me dy vitet e kaluara.