Joe Biden është president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai kishte mposhtur në një garë të ngushtë dhe mjaft të diskutuar presidentin, Donald Trump, i cili edhe sot e asaj dite nuk i ka pranuar rezultatet zgjedhore për president.
Demokrati përmes rrjeteve sociale ka treguar se përse i kishte hyrë garës zgjedhore për të parin e shtetit amerikan në vitin 2020.
“Për t’ia rikthyer shpirtin dhe dinjitetin vendit tonë. Për të rindërtuar ekonominë tonë dhe për ta ndihmuar bashkimin e vendit tonë. Jemi në rrugën e duhur, por ka ende punë për të bërë”, ka shkruar 78-vjeçari në Twitter.
Ndryshe, Biden kishte fituar zgjedhjet në saje të 306 votave elektorale gjersa Trump kishte marrë 232 sosh. /Telegrafi/
I ran for president for three reasons:
To restore the soul and decency of our country.
To rebuild our economy from the bottom up and the middle out.
And to help unite our country.We’re on the right track—but there’s still work to be done.
— Joe Biden (@JoeBiden) October 22, 2021