Gazeta “New York Times” (NYT) pretendon se presidenti amerikan Joe Biden ka dhënë urdhër për ushtrinë amerikane për përgatitjen për konflikte të mundshme të koordinuara bërthamore me Rusinë, Kinën dhe Korenë e Veriut.
Gazeta shkruan se Biden miratoi “strategjinë sekrete bërthamore që rifokusohet në kërcënimin kinez” në përmbajtjen e një dokumenti sekret të miratuar në mars.
Në mars, Biden riorganizoi strategjinë parandaluese të SHBA-së për herë të parë për t’u fokusuar veçanërisht në zgjerimin e shpejtë të teknologjive bërthamore dhe “armëve” të Kinës, thuhet në lajmin ku pretendohet se Biden i ka dhënë urdhër ushtrisë amerikane për përgatitjen për konflikte të mundshme të koordinuara bërthamore me Rusinë, Kinën dhe Korenë e Veriut.
Pasi tërhiqet vëmendja se Shtëpia e Bardhë nuk e ka njoftuar këtë vendim të Bidenit, në lajm paraqitet pretendimi se në strategjinë e quajtur “Udhëzues për vendosjen bërthamore” ka plane për t’u përgatitur kundër konflikteve të mundshme të koordinuara bërthamore me Rusinë, Kinën dhe Korenë e Veriut.
Për dokumentin i cili përditësohet çdo 4 vjet nuk ka asnjë kopje elektronike sepse ai është “shumë sekret” dhe se kopjet e printuara të dokumentit u janë dhënë vetëm disa zyrtarëve të sigurisë kombëtare dhe komandantëve të lartë në Pentagon.
Drejtori i lartë i Këshillit të Sigurimit të SHBA-së për kontrollin e armëve dhe mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë, Pranay Vaddi, iu referua këtij dokumenti në qershor.
Vaddi foli për “nevojën për të frenuar Rusinë, Kinën dhe Korenë e Veriut në të njëjtën kohë” rikujtohet në lajmin ku transmetohet se edhe Vipin Narang, një ekspert për strategjinë bërthamore që ka punuar më parë në Pentagon, ka thënë se ka publikuar një “manual të përditësuar për përdorimin e armëve bërthamore” të Bidenit. /AA/