Telegrafi

Biden udhëheq në Teksas, shtet ky në të cilin Demokratët nuk kanë fituar nga viti 1976

Një befasi e madhe është duke ndodhur në shtetin amerikan të Teksasit, ku në këtë shtet demokratët nuk kanë fituar që nga viti 1976.

Pas 64% të votave të numëruara, Biden është para kundër rivalit me më shumë se 100 mijë vota.

E nëse fiton në Teksas, do të rriten gjasat për një fitore në nivel vendi.

Joe Biden aktualisht ka 50.2, derisa Donald Trump i ka 48.5%. Ky shtet i sjell fituesit 38 vota elektorale.