Telegrafi

Biden u tregoi rastësisht gazetarëve udhëzimet se si të sillen gjatë konferencës

Presidenti amerikan, Joe Biden ka mbajtur sot në Shtëpinë e Bardhë një takim me drejtues të sektorit të energjisë dhe me atë rast presidentit amerikan i ka ndodhur një tjetër situatë e paplanifikuar.

Përkatësisht, gjatë konferencës së sotme për shtyp, ai rastësisht ka treguar itinerarin e përgatitur nga stafi dhe i cili përfshinte udhëzime specifike për të, ndër të tjera, “Ti ulesh”, “Ti jep komente të shkurtra” dhe “Ti largohesh”.

Lexo po ashtu Ai thjesht dëshiroi ta përshkruante Amerikën, por nga goja e Bidenit doli fjala "asfutmsifwffutsh"

Udhëzimet e presidentit 79-vjeçar amerikan u filmuan nga fotografët pasi Biden mbajti një letër teksa i drejtohej një takimi me drejtuesit e industrisë së erës të enjten.

Në udhëzimet për presidentin ndër të tjera thuhet se ai “hyn në dhomën e Ruzveltit dhe përshëndet pjesëmarrësit”.

Theksojmë se kohë të fundit presidenti amerikane po shkakton gafe që po bën virale në rrjetet sociale.

Disa republikanë dhe konservatorë e kanë ndarë këtë lajm në rrjetet e tyre sociale dhe e gjithë kjo po ndodh në një kohë kur kanë mbetur edhe pak muaj deri në zgjedhjet e ardhshme. /Telegrafi/